Delvina shpallet pasuri kulturore e paluajtshme

Nga D. V.
503 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale shpalli qytetin e Delvinës pasuri kulturore të paluajtshme, në kategorinë “Ansambël Arkitektonik Urban”.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ndau lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale, ku theksoi se, shpallja “Ansambel Arkitektonik Urban” vlerëson rëndësinë e veçantë historike, arkitektonike dhe urbanistike të këtij qyteti, duke synuar mbrojtjen, ruajtjen, konservimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.

“Nëpërmjet këtij statusi synohet jo vetëm ruajtja e identitetit historik dhe kulturor të qytetit, por edhe nxitja e zhvillimit të turizmit kulturor, promovimi i ndërhyrjeve restauruese dhe rritja e ndërgjegjësimit publik për rëndësinë e trashëgimisë kulturore si një aset i çmuar kombëtar”, tha ministri Gonxhja.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër