Dënim me kusht për ish-kryetaren e Antikorrupsionit, Tatjana Dimitrovska

Nga I.A
882 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 14 korrik, Zhurnal.mk – Gjykata Themelore Penale në Shkup e shpalli fajtore ish-kryetaren e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Tatjana Dimitrovska, për zbulim të sekretit zyrtar dhe falsifikim kompjuterik.

Gjykata i shqiptoi një dënim të vetëm me kusht me burgim prej një viti, i cili nuk do të ekzekutohet nëse gjatë tre viteve të ardhshme nuk kryen vepër të re penale. Fajtor u shpall edhe revizori Mile Stolevski për falsifikim kompjuterik, me dënim me kusht prej gjashtë muajsh.

E akuzuara e tretë, Biljana Petrovska-Manteva, është liruar, pasi prokuroria nuk e ka dëshmuar fajësinë e saj.

Sipas gjykatës, zbulimi i informacioneve zyrtare cenon integritetin e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe paraqet shkelje të detyrës zyrtare. Palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit brenda afatit prej tetë ditësh.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër