“Nëse dëshiron, mund ta bëj më institucional…”, Presidenca harron fjalinë e ChatGPT-së në komunikatë

Nga Xh M
764 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 28 gusht ZHurnal.mk – Presidenca e Kosovës, ka shkruar me inteligjencë artificiale një komunikatë për media ku njoftohet për gradimin e tre gjeneralëve të rinj të FSK’së nga ana e u.d presidentes Albulena Haxhiu.

Në fund të komunikatës së presidencës ku njoftohet për ceremoninë në fjalë, është edhe fjalia ‘’Nëse dëshiron, mund ta bëj edhe pak më institucionale dhe më të rrjedhshme pa ndryshuar përmbajtjen’’. Fjali kjo që zakonisht shtohet nga ‘chatbotët’ e AI.

Megjithatë, pas disa minuta, komunikata është ndryshuar dhe fjalia është larguar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër