Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati miratojnë projektligjin për publikimin e dosjeve të Epstein nga Departamenti i Drejtësisë

nga D. V.

Pas një sage disamujore, ligjvënësit në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatin e SHBA-së – me vetëm një votë “kundër” – miratuan dje në mbrëmje projektligjin për të detyruar Departamentin Amerikan të Drejtësisë të publikojë një mori dosjesh – që lidhen me hetimet ndaj Jeffrey Epstein, sipas BBC.

Financieri amerikan, Jeffrey Epstein, i akuzuar për abuzime seksuale, shfrytëzim prostitucioni dhe trafik minorenësh, vdiq në burg në vitin 2019.

Akti i Transparencës së dosjeve të Epstein u miratoi dje nga Dhoma e Përfaqësuesve me vetëm një votë kundër (427 pro dhe një kundër).

Projektligji më pas iu drejtua Senatit, i cili votoi unanimisht për të përshpejtuar miratimin e tij.

Ky veprim vjen ndërsa të mbijetuarit e abuzimit të Epstein kanë kaluar disa muaj në Capitol Hill – duke bërë thirrje për miratimin e projektligjit.

Senati e miratoi projektligjin përpara se Dhoma e Përfaqësuesve ta dërgonte atë zyrtarisht. Kjo do të thotë që projektligji do të kalojë zyrtarisht sot në Kongres.

Presidenti amerikan, Donald Trump, i cili bëri fushatë kundër projektligjit përpara se të bënte një kthesë të papritur, ka premtuar ta nënshkruajë atë dhe ta bëjë ligj.

Departamenti Amerikan i Drejtësisë, më pas ka 30 ditë kohë për të publikuar të gjitha dosjet që lidhen me Epstein dhe bashkëpunëtoren e tij, Ghislaine Maxwell.

Por, prokurori i përgjithshëm mund të refuzojë të publikojë disa informacione, me arsyetimin se kjo do të përbënte rrezik për viktimat e mitura ose do të ndërhynte në hetim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More