‘Dikur do të jetë vonë’: Prodhuesit derdhin qumështin në lum, paralajmërojnë protesta

Nga Xh M
2,931 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 4 korrik Zhurnal.mk – Prodhues të shumtë ditën e sotme, në shenjë protestë kanë derdh qumështin në lum. Ky veprim i tyre pas situatë së krijuar në qumështoren VITA, ku prodhimi vendor i qumështit është ndalë tash e tre ditë.

Fermerët kanë kërkuar nga Ministria e Bujqësisë, si dhe nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, që të publikojnë rezultatet e mostrave të mara nga Qumështorja VITA të muajit prill dhe ato të muajit maj 2026, duke theksuar se, për shkak të mos grumbullimit të qumështit do të ketë protesta në Prishtinë.

‘’Boll mo, jemi lodh. Qyri këta fermerë, nuk din çka me bë zgjidhje. Jemi lodh, jemi tesh. Boll më kryeministër, boll më qeveri. Dikur do të jetë vonë, edhe ne do të dalim në rrugë’’.

Fermerët Kosovarë të Qumështit të Kosovës u ka bërë thirrje Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZH), dhe Agjencicë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), që të bëjnë publike sa më parë rezultatet e mostrave të marra në Qumështoren “Vita”, gjatë muajve prill-maj të vitit 2026.

Knsideruar se konferenca e mbajtur sot për media nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë nuk solli asnjë informacion të ri lidhur me këtë çështje.

“Ne konferenece per media nga ana e AUV, nuk u tha asgje e re. Ndersa fermeret po presin rifillimin e marrjes se qumeshtit te fresket. Thirrje urgjente dhe edhe nje here MINISTRIA E BUJQEISE DHE AGJENCIONI I USHQIMIT DHE VETERINARISE, ju lutemi publikoni rrezutatet e mostrave te mara nga Qumeshtorja VITA te muajit Prill dhe ato te Muajit Maj 2026”, thuhet në reagim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër