Nga krijimi i “Shqipërisë Etnike” te qeveria teknike / Zbulohen mesazhet: Çfarë përmban plani për “Kuvendin Kombëtar Qytetar”

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 4 korrik Zhurnal.mk – Një grup në WhatsApp me emrin “Krijimi i Kuvendit Kombëtar Qytetar” ka shpërndarë një njoftim ku deklaron krijimin e një strukture të re, të quajtur “Kuvendi Kombëtar Qytetar”, të cilën e paraqet si institucion të dalë nga protestat kombëtare të qershorit 2026.

Në njoftim thuhet se “Kuvendi Kombëtar Qytetar është institucioni shoqëror që garanton ruajtjen, zbatimin dhe fuqizimin e vullnetit të popullit”, ndërsa shtohet se ky vullnet është shprehur gjatë “Protestave të Mëdha Kombëtare të Qershorit 2026”.

Sipas dokumentit të shpërndarë në grup, ky proces parashikon krijimin e tre strukturave: “Kuvendi Kombëtar Qytetar”, “Këshilli Ekzekutiv i Kuvendit Kombëtar Qytetar” dhe “Mbledhja e Përgjithshme e Popullit Shqiptar”. Në tekst thuhet se këto institucione synojnë “kontrollin e popullit përparimtar mbi qeverinë dhe shtetin” dhe moslejimin e “nëpërkëmbjes së të drejtave të qytetarëve shqiptarë”.

artikuj të ndërlidhura