Shkup, 18 gusht, Zhurnal.mk – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, në konferencën e sotme për media njoftoi se nesër në vizitë zyrtare në Maqedoni do të qëndrojë zëvendëskryetari dhe ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Çekisë, Petr Macinka, me të cilin do të bisedojë për thellimin e marrëdhënieve bilaterale, perspektivën evropiane, bashkëpunimin ekonomik si dhe çështjet aktuale rajonale dhe ndërkombëtare.
Mucunski theksoi se Macinka do të jetë një nga folësit në Këshillin e Ambasadorëve, i cili të enjten dhe të premten do të mbahet në Shkup, me pjesëmarrjen e shefave të përfaqësive diplomatiko-konsullore të Maqedonisë jashtë vendit.
“Kjo është hera e parë pas vitit 2019 që Këshilli i Ambasadorëve të mbahet sërish në vendin tonë, me praninë fizike të shefave të përfaqësive diplomatiko-konsullore. Pas disa vitesh, rrjetin tonë diplomatik e mbledhim përsëri në një vend për koordinim të drejtpërdrejtë, thelbësor dhe strategjik. Këshilli i Ambasadorëve është një nga mekanizmat më të rëndësishëm për koordinimin strategjik të diplomacisë maqedonase. Qëllimi është i qartë: të bëjmë një përmbledhje të punës së realizuar, të harmonizojmë pozicionet dhe, mbi të gjitha, të vendosim detyra konkrete për periudhën që vijon” – tha Mucunski.
Sipas tij, Këshilli i Ambasadorëve mbetet një nga mekanizmat kyç për koordinim strategjik të diplomacisë maqedonase, me qëllim të qartë: përmbledhje të punës së kryer, harmonizim të pozicioneve dhe vendosje të detyrave konkrete për periudhën e ardhshme.
