Dotsova: Maqedonia e Veriut duhet të zbatojë konsensusin evropian të vitit 2022 për të vazhduar rrugën drejt BE-së

Nga D. V.
633 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 24 qershor, Zhurnal.mk – Kryetarja e Kuvendit të Bullgarisë, Mihaela Dotsova thotë se Maqedonia e Veriut duhet të zbatojë konsensusin evropian të vitit 2022 për të vazhduar në rrugën e saj evropiane.

“Maqedonia e Veriut duhet të zbatojë konsensusin evropian të vitit 2022 për të vazhduar në rrugën e saj evropiane. Kjo nuk i nënshtrohet rinegociimit. Nevojiten ndryshime kushtetuese”, tha kryetarja e Parlamentit bullgar, Mihaela Dotsova, pas takimit me homologun e saj nga RMV, Afrim Gashi, në kuadër të seancës së 13-të plenare të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore.

Dotsova shprehu shqetësimet e Sofjes në lidhje me ato që ajo i quajti demonstrata anti-bullgare, si dhe djegien e automjeteve diplomatike të misionit diplomatik bullgar. Ajo këmbënguli për një ndëshkim të drejtë për autorin e krimit.

Gashi e ftoi Docovën dhe delegacionin parlamentar të vizitojnë Maqedoninë.

Siç është raportuar më parë nga kabinetit të Gashit, Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë i tha homologut të tij bullgar se ndërtimi i narrativave me fokus në të kaluarën rëndon marrëdhëniet midis Maqedonisë dhe Bullgarisë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër