Dr. Meral Ferati nga sot zyrtarisht emërohet drejtoreshë në spitalin Gjinekologjik në Çair

nga D. V.

Shkup, 2 shkurt – Dr. Meral Uzeiri Ferati do të udhëheqë nga sot e tutje me I.P.SH Spitalin e Specializuar për Obstetrikë dhe Gjinekologji “Nëna Terezë” në Çair.

Emërimi i saj vjen në një moment të rëndësishëm, kur fokusi është te rritja e efikasitetit, përmirësimi i shërbimeve dhe përmbushja e objektivave strategjike të spitalit. Ajo e merr këtë përgjegjësi me synim forcimin e kapaciteteve menaxheriale dhe ngritjen e standardeve të kujdesit shëndetësor për qytetarët.

Doktoresha Meral Uzeiri Ferati është një profesioniste e dëshmuar dhe e përkushtuar në fushën e gjinekologjisë, me përvojë të gjatë si në praktikën mjekësore ashtu edhe në jetën publike, duke sjellë kështu në këtë spital përvojën profesionale dhe vizionin e qartë për avancimin e këtij institucioni shëndetësor.

Uzeiri Ferati është kuadër i Lëvizjes Arbëria, pjesë e koalicionit VLEN. Ajo ka ushtruar më herët edhe funksionin e deputetes në Kuvendin Republikan. /tetova1/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More