Drejtori i AKI prezanton kërcënimet hibride dhe rëndësinë e forcimit të qëndrueshmërisë institucionale dhe shoqërore përballë tyre

Nga Xh M
704 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 10 gusht Zhurnal.mk – “Siguria, qëndrueshmëria dhe kërcënimet hibride” është tema e sesionit të parë të Konferencës së IX-të të Ambasadorëve, e cila ka nisur punimet.

Në këtë sesion po trajtohen sfidat aktuale të sigurisë, kërcënimet hibride dhe rëndësia e forcimit të qëndrueshmërisë institucionale dhe shoqërore përballë tyre.

Në kuadër të sesionit ka pasur prezantim Petrit Ajeti, drejtor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, i cili po diskuton zhvillimet dhe sfidat aktuale në fushën e sigurisë.

“Siguria, Qëndrueshmëria dhe Kërcënimet Hibride” është tema e sesionit të parë, i cili hap punimet e Konferencës së IX-të të Ambasadorëve. Në një prezantim të veçantë nga z. Petrit Ajeti, Drejtor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, po trajtohen sfidat aktuale të sigurisë, kërcënimet hibride dhe rëndësia e forcimit të qëndrueshmërisë institucionale dhe shoqërore përballë tyre”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër