“Duhet të mendohet për vozitje tek-çift, punë nga shtëpia”: Jovanovski paralajmëron se kriza do të jetë afatgjate

Nga Xh M
460 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 4 prill Zhurnal.mk – Kriza që po vjen nuk do të jetë afatshkurtër – ajo do të ndryshojë mënyrën se si jetojmë, paralajmëron ekonomisti Zoran Jovanovski.

Përveç rritjes së çmimeve, është e mundur edhe kufizimi i disponueshmërisë së karburanteve, gjë që hap hapësirë për masa si vozitja tek-çift dhe orientimi i burimeve drejt prodhimit të ushqimit.

Këtë e theksoi Jovanovski në paraqitjen e djeshme në emisionin “Tema e Ditës”, në lajmet e Sitel. Ai potencoi se të gjithë duhet ta kuptojmë që pasojat e krizës do të jenë afatgjata.

Përveç rritjes së çmimeve të naftës, mund të bëhet problem edhe vetë disponueshmëria e saj. Ai thotë se, sa më shumë që të jetë e mundur, duhet të kursehet karburanti që kemi aktualisht.

Ndoshta duhet të mendohet për vozitje tek-çift, të rritet puna nga shtëpia etj., që kur të jetë e nevojshme, karburanti të ridrejtohet drejt bujqësisë për prodhimin e ushqimit – thotë Jovanovski.

Sipas tij, gjëja më e rëndësishme në këtë moment është që të mos rrezikojmë të ardhmen e gjeneratave të reja, vetëm për të ruajtur komoditetin e të tjerëve.

Duhet të kuptojmë se secili prej nesh në këtë proces duhet të marrë një pjesë të barrës. Thjesht, jeta do të bëhet më e vështirë derisa të zgjasë kriza dhe këtë duhet ta pranojmë – përfundon Jovanovski.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër