Dy të vdekur pas përplasjes së një autobusi në Francë

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Lion, 6 nëntor, Zhurnal.mk – Një fëmijë dhe një i ri kanë humbur jetën pas një aksidenti me autobus në Francën lindore, bënë të ditur autoritetet vendore, shkruan BBC.

Autobusi po udhëtonte midis Lionit dhe Bourg-en-Bresse, në qytezën Lent, rreth 55 kilometra larg kufirit me Zvicrën.

Kryetari i bashkisë, Yves Cristin, u tha mediave franceze se autobusi “doli nga rruga dhe u përplas me një pemë në kanal”.

Sipas prokurorisë së Bourg-en-Bresse, në autobus ndodheshin 43 pasagjerë, përfshirë 15 fëmijë. Tre persona ndodhen në gjendje kritike, ndërsa 13 të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta.

Autoritetet kanë identifikuar viktimat si një vajzë të re dhe një 18-vjeçar. Megjithatë, ka pasur informacione të ndryshme lidhur me moshën e vajzës.

Prokuroria njoftoi se “ka nisur një hetim për ngjarjen, mbi akuzat për vrasje në aksident rrugor dhe shkaktim të lëndimeve të rënda në trafikun rrugor”.

Shoferi është dërguar në spital pasi ka pësuar lëndime dhe ende nuk është marrë në pyetje nga policia, shtoi prokuroria.

Fotografitë që qarkullojnë në mediat franceze shfaqin një autobus me ngjyrë blu dhe të bardhë, të anuar në atë që duket të jetë një kanal buzë rrugës. Përgjatë rrugës ka pemë. Pjesa e përparme e autobusit duket të jetë dëmtuar rëndë.

artikuj të ndërlidhura