Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Nga Xh M
237 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkodër, 9 prill Zhurnal.mk – Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, thekson se banesat tradicionale të qytetit janë më shumë se histori, ato janë pasuri që ruajnë identitetin dhe kujtesën e Shkodrës. Së bashku me ministrin Blendi Gonxhja, po punojnë për t’i kthyer këto monumente në hapësira aktive që shërbejnë komunitetin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të qytetit.

Banesat tradicionale shkodrane nuk janë thjesht pjesë e së shkuarës, por një pasuri e gjallë që mban identitetin dhe kujtesën e qytetit ndër breza. Shembuj si banesa “Mati Jubani” dhe Kulla e Sahatit dëshmojnë qartë potencialin që këto vlera kanë për t’u kthyer në pika referimi të zhvillimit kulturor, ekonomik dhe turistik të Shkodrës.

Së bashku me ministrin e Turizmit, Kulturës, dhe Sportit Blendi Gonxhja, po punojmë për t’i rijetëzuar këto monumente, duke i kthyer nga objekte të heshtura në hapësira aktive që i shërbejnë qytetit.

Sepse zhvillimi i qëndrueshëm nuk ndërtohet duke harruar trashëgiminë, por duke e kthyer atë në forcë për të ardhmen.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër