Edhe një kosovar i ndaluar nga Serbia, në paraburgim që nga 20 maji

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Beograd, 5 korrik Zhurnal.mk – Edhe një shtetas kosovar është i ndaluar nga ana e autoriteteve serbe që nga data 20 maj.

Bëhet fjalë për Avdi Memçaj.

Memçaj dyshohet për “nxitje të urrejtjes përmes rrjeteve sociale”, ndërsa familja e tij e ka kontaktuar avokatin duke i kërkuar që të marrë përsipër mbrojtjen e të drejtave të tij.

Familjarët kanë deklaruar se Memçaj prej vitesh jeton në Kroaci, ku sipas tyre është pronar i disa furrave të bukës. Ata kanë sqaruar se rastin nuk e kanë bërë publik më herët nga frika e pasojave për të dhe për familjen e tij, pasi shpesh udhëtojnë përmes Serbisë drejt Kosovës.

artikuj të ndërlidhura