Në pranga 21-vjeçari, dyshohet se abuzoi seksualisht një të mitur

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 5 korrik Zhurnal.mk – ​Më 04.07.2026 në orën 15:00 në Shkup, zyrtarë policorë nga SPB Shkup kanë privuar nga liria S.B. (21) nga Shkupi.

​Po atë ditë në orën 13:20, një grua nga Shkupi ka denoncuar se më 03.07.2026 në zonën e Shuto Orizarit, S.B. kishte tentuar të kryente marrëdhënie seksuale me vajzën e saj 16-vjeçare, ndërsa para gjashtë muajve, i denoncuari kishte kryer marrëdhënie seksuale me të miturën, të cilën një mik i tij e kishte incizuar me celular.

​Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pason kallëzimi përkatës.

artikuj të ndërlidhura