Shkup, 19 mars, Zhurnal.mk – Deputetët bullgarë në Parlamentin Evropian (PE) këtyre ditëve kanë paraqitur shumë amandamente në propozim-rezolutën e hartuar nga Thomas Waitz mbi përparimin e Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj të premtuar por të bllokuar për hyrje në Bashkimin Evropian.
Me këto amendamente ata kryesisht përsërisin kërkesat e qeverisë bullgare që të bëhet miratimi i ndryshimeve kushtetuese në Maqedoninë e Veriut për të futur bashkësinë bullgare në të, por edhe adresimin e mosmarrëveshjeve historike dhe të identitetit midis të dy popujve. shkruan “Zhurnal.mk.
Çfarë kërkonte deri më tash Bullgaria?
Bullgaria këmbëngulë në përfshirjen e bullgarëve në preambulën dhe nenet e kushtetutës së Maqedonisë së Veriut si një kusht për hapjen e grupeve të kapitujve negociues në bisedimet për anëtarësim në BE.
Në qershor/korrik 2025, eurodeputetët bullgarë ushtruan presion mbi PE që të hiqte frazën “gjuhë dhe identitet maqedonas” nga raportet vjetore të progresit, duke kulmuar me një amendament të miratuar që përjashtonte këto terma.
Eurodeputetët bullgarë propozuan amendamente për të futur fjalën “moderne” përpara “gjuhës dhe identitetit maqedonas” për ta riformuluar atë, megjithëse ky formulim specifik hasi kundërshtime.
Parlamenti bullgar miratoi një rezolutë unanime në maj 2025 (194-0) duke deklaruar se nuk do të bëheshin lëshime, duke kërkuar respektim të rreptë të “propozimit francez” të vitit 2022 dhe përfshirjen e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut.
Bullgaria kërkoi një Plan Veprimi për të luftuar gjuhën e urrejtjes, diskriminimin dhe presionin institucional kundër bullgarëve në Maqedoninë e Veriut, shkruan “Zhurnal.mk”.
Amandamentet e dy deputetëve bullgarë dhe një gjerman
Në kuadër të gjithsejtë 403 amandamenteve të paraqitura nga anëtarët deputetë të Komisionit të Punëve të Jashtme të PE-së (AFET) nëprojekt-rezolutën, raportuesi i PE-së për Maqedoninë e Veriut, Thomas Waitz, paraqiti një amendament (108) duke kërkuar sqarime tek Sekretariati i Këshillit të Ministrave të BE-së mbi protokollin e dytë të marrëveshjes së miqësisë midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, i cili e lidh përparimin e Maqedonisë drejtë BE-së me ndryshimet kushtetuese të imponuara nga Bullgaria, e të pranuara nga krejt shtetet tjera anëtare të BE-së dhe qeveria e vitit 2022 në Maqedoni të Veriut.
Waitz përmes amandementit i kërkon Këshillit Evropian (i cili grumbullon krerët e shteteve dhe të qeverive të 27 vendeve anëtare të BE-së) në një farë mënyrë të sqarojë se nëse Maqedona e Veriut i bënë ndryshimet kushtetuese, a do të ketë kërkesa shtesë bullgare apo nga BE – përtej kërkesave standarde për reforma të përgjithshme si për të gjitha shtetet e tjera kandidate – që do ta bllokonin vendin përsëri në rrugën drejt BE-së.
Kjo kërkesë – amandement i Waits, duket se ka aktivizuar fuqishëm eurodeputetët bullgarë, të cilët në praktikë duke se po mundohen që të vendosin edhe kushte shtesë në proces.
Kjo në një farë mënyre është një stërkëmbëz tjetër për qëllimet e bullgarëve të cilët për me tepër insistojnë në festime të përbashkëta, histori të përbashkët, gjuhë, dosje shërbimi, gjuhë urrejtjeje, tekste shkollore e kështu me ardhë, meqë bullgarët nuk e njohin gjuhe maqedonase dhe e trajtojnë atë si dialekt të gjuhës bullgare.
Nuk pritet se këso lloj kërkesash të deputetëve bullgarë të PE-së tëpranohen në versionin përfundimtar të projekt-rezolutës. Ato pritet që të hedhen poshtë, sepse nuk mbështeten nga shumica e anëtarëve tëPesë, përveç deputetëve bullgarë dhe një deputeteje nga Franca, e cila është kundër zgjerimit të BE-së.
Waitz ndërkohë kërkon që Këshilli Evropian dhe Komisioni Evropian të angazhohen në mënyrë më aktive në zhbllokimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut, dhe që hapja dhe mbyllja e kapitujve të negociatave të vendoset me shumicë të kualifikuar, në vend të situatës aktuale ku çdo fazë votohet me consensus, shkruan “Zhurnal.mk”.
Euro–deputetët bullgarë flasin edhe për gjuhën shqipe
Deputeti Ivaylo Valchev me amandementin e tij kërkon që PE të “shpreh shqetësim në lidhje me përpjekjet e mbështetura nga qeveria ( v.j. e Maqedonisë së Veriut) në vitin 2025 për të sfiduar ose ri–interpretuar dispozitat e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve; thekson se çdo retorikë politike ose veprim institucional që synon zvogëlimin e fushëveprimit të të drejtave gjuhësore rrezikon të përmbysë arritjet kryesore të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit dhe të minojë besimin midis komuniteteve në Maqedoninë e Veriut.”
Deputeti tjetër bullgar, Andrey Kovatchev, flet për ekuilibruesin (“balancerin”) për përfaqësimin proporcional të shqiptarëve dhe të tjerëve jo-shumicë në sektorin publik të vendit.
PE “Shpreh shqetësime në lidhje me heqjen, me vendim të Gjykatës Kushtetuese, të kuotave të futura nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit për kuotat e përfaqësuesve të shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera në institucionet publike; nënvizon se administrata e vendit duhet të pasqyrojë përbërjen e saj shumëetnike; u bën thirrje autoriteteve të sigurojnë ligjërisht përfaqësimin etnik të të gjitha komuniteteve në përputhje me Marrëveshjen Kornizë të Ohrit,” thotë amandementi i Kovatchev-it.
Në një tjetër amandement të propozuar, i njëjti flet edhe për ligjin për përdorimin e gjihëve, dhe kërkon që PE të shkruaj në rezolutë se “vëren me shqetësim se institucionet kanë shmangur zbatimin e plotë të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, duke çuar në pengesa të vazhdueshme për komunitetet jo-shumicë”.
Është interesant se edhe deputeti i partitë ekstrem-djathte dhe pro-ruse gjermane, Alternativë për Gjermaninë (AfD), thërret për përmirësim tëpërdorimit të gjuhëve të popujve/bashkësive jo-shumica në Maqedoni tëVeriut.
PE “Nënvizon nevojën për të vazhduar punën për të përmirësuar përdorimin e gjuhës së njerëzve që u përkasin komuniteteve jo-shumicë,” shkruan në amandamentin e tij deputeti i AfD-së Tomasz Froelich.
Por, si do të mund të interpretohen kërkesat e dy deputetëve bullgarë qëshkojnë në favor të gjuhës shqipe?
Si përkrahje e thjeshtë principi për të drejta, apo si përgatitje terreni për në të ardhmen për të drejtat e bashkësisë bullgare në Maqedoni, nëse ndonjëherë do të ketë ndryshime kushtetuese e bullgarët do të bëheshinkategori kushtetuese në Maqedoni të Veriut?!
Si ndodhë që bullgarët shqetësohen për gjuhën shqipe në Maqedoni tëVeriut e janë në favor të përfaqësimit proporcional të jo-shumicave nëpunësimin në institucionet/sektorin publik, e ndërkohë refuzojnë që tanjohin ekzistencën e bashkësisë maqedonase në Bullgari?
Apo këtu kemi të bëjmë vetëm me ndonjë tentim përfitimi nga ana e deputetëve bullgarë nga tensionet e rishfaqura midis shqiptarëve dhe maqedonasve për gjuhën shqipe, e për të shpresuar përkeqësim tësituatës brenda Maqedonisë së Veriut.
Edhe më e çuditshme është kërkesa e deputetit gjerman të AfD-sëekstrem-djathte për përmirësim të përdorimit të gjuhëve të jo-shumicës(ave).
Cilat do që të jenë synimet e dy deputetëve bullgarë, është çështje midis shqiptarëve e maqedonasve që të rregullojë sa më parë mos-marrëveshtjet midis tyre, për gjuhën shqipe apo për çfarëdo çështje tjetër, për të mos lënë teren dikuj nga jashtë t’iu fryejë tensioneve edhe ashtu në rritje e sipër muajëve të fundit në Maqedoni të Veriut.
Në kuadër të kësaj, e kemi shkruar edhe më herët në editorialet tona se maqedonasit dhe shqiptarët, përkatësisht partitë e tyre politike duhet që të fillojnë një dialog të sinqertë si të dilet nga bllokada e rrugës për në BE, të imponuar nga Bullgaria.
Bullgaria dhe BE e kanë kushtin e tyre, ndërsa partitë maqedonase dhe shqiptare, krejt së bashku në pushtet dhe opozitë, duhet që të ulen e krijojnë një koncensus të përbashkët, përshirë edhe shqyrtimin e dy kushteve të vëna nga Hristijan Mickoski si përgjigje unike ndaj kërkesës për të ndryshuar kushtetutën për bashkësinë bullgare, shkruan “Zhurnal.mk”.

