​Elshani flet për situatën e sigurisë në Veri pas vendimin në Hagë për krerët e UÇK-së

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 16 shtator, Zhurnal.mk – Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun e Mitrovicës, Veton Elshani, ka deklaruar se situata e sigurisë në veri të vendit është e qetë dhe stabile

Elshani ka bërë të ditur se Policia e Kosovës ka një plan operacional në kuadër të urdhrit operativ për të gjithë vendin, ndërsa ka zhvilluar komunikim edhe me kryetarët e katër komunave në veri, me qëllim që të shmangen provokimet apo veprimet që mund të cenojnë situatën e sigurisë.

Sipas tij, deri më tani situata është duke u menaxhuar dhe nuk ka ndonjë zhvillim për t’u veçuar.

“Situata e sigurisë në Veri të vendit është e qetë, është stabile, sidoqoftë duke marrë parasysh ngjarjet që kanë ndodhur, ne kemi një plan operacional i cili është në kuadër të urdhrit operativ për krejt policinë e Kosovës. Ne kemi qenë për disa ditë në komunikim me kryetarët e komunave në Veri të vendit, me katër komunat, me kryetarët e komunave më të cilët kemi diskutuar që nuk duhet të ketë provokime, nuk duhet të ketë festime, nuk duhet të bëhet diçka që shihet si provokim në Veri të vendit dhe kjo është duke ndodhur dhe nuk kemi diçka për të theksuar”, tha Elshani.

Ai ka theksuar se Policia e Kosovës po vazhdon të monitorojë situatën dhe të zbatojë planin operacional për ruajtjen e rendit dhe sigurisë në veri të vendit./kp/

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër