ERA E NATËS

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Poezi nga: Dámaso Alonso
Përktheu: Maksim Rakipaj

Era si qen pa zot
Që natën e gjatë lëpin.

Nata s’ka gjumë
Dhe njeriu mes ëndrrash mendon.
Dhe njeriu, përgjumshëm, ëndërron
Sikur era është si qen pa zot,
Që barkas në këmbët e tij angullin
dhe ëndërrimet e tij lëpin.

Dhe koha s’kalon kurrë.
Koha nuk ka gjumë:
Kujdes, atë qiri!

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër