Ferati-Hricová: Bashkëpunim më i fuqishëm për integrimin evropian dhe zhvillimin institucional

Nga Xh M
685 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 27 korrik Zhurnal.mk – Ministri i Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive, Agon Ferati zhvilloi një takim pune me ambasadoren e Republikës së Sllovakisë në Maqedoninë e Veriut, Iveta Hricová.

Në takim u diskutua për avancimin e bashkëpunimit bilateral dhe mbështetjen ndaj proceseve që promovojnë dialogun ndërmjet bashkësive, barazinë dhe përfshirjen sociale.

Ministri Ferati dhe ambasadorja Hricová vlerësuan rëndësinë e shkëmbimit të përvojave në zbatimin e standardeve evropiane dhe forcimin e institucioneve që kontribuojnë në kohezionin shoqëror.

U theksua gatishmëria për të intensifikuar bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët, përfshirë zhvillimin e kapaciteteve institucionale, mbështetjen e projekteve që promovojnë tolerancën dhe diversitetin, si dhe bashkëpunimin në kuadër të procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.

Të dyja palët shprehën bindjen se marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve krijojnë një bazë të fortë për iniciativa të reja në dobi të qytetarëve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër