Ministri i Jashtëm i Türkiyes, Hakan Fidan, u takua të premten me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, në margjinat e takimit të ministrave të Jashtëm të G20-ës në ShBA, sipas burimeve nga Ministria e Jashtme turke.
Në qytetin Atlanta, në jug të ShBA-së, të dy diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe, si dhe për negociatat në vijim mes Uashingtonit dhe Teheranit, situatën në Rripin e Gazës, luftën Rusi-Ukrainë dhe zhvillime të tjera rajonale, thanë burimet.
Takimi vjen pasi presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, dhe homologu i tij amerikan, Donald Trump, diskutuan së fundmi përmes një bisede telefonike marrëdhëniet dypalëshe, si dhe zhvillimet rajonale dhe globale. Gjatë bisedës, Erdoğan theksoi se Türkiye është e gatshme të kontribuojë në përpjekjet për të ringjallur procesin diplomatik mes Ukrainës dhe Rusisë dhe për t’i dhënë fund luftës përmes këtij procesi.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, pritet të vizitojë Türkiyen të shtunën për një vizitë pune, me ftesë të Erdoğanit.
