Shkup, 11 korrik Zhurnal.mk – Kreu i LSDM-së opozitare Venko Filipçe sërish ka akuzuar kryeministrin Mickoski për ngecje në procesin eurointegrues. Sipas këtij të fundit gjatë ditës së djeshme erdhi vërtetimi nga BE-ja, se RMV nuk është pjesë e axhendës europiane dhe nuk bënë pjesë në mesin e katër shteteve të cilat fuqishëm po hapërojnë drejt integrimit europiane siq është Ukraina, Molldavia, Shqipërija dhe Mali i Zi, me të cilat BE me datë 14 do ti përmbyllë disa nga kapitujt.
“Është e qartë se jemi pengje, i pa fuqisë politike të Kryeministrit Mickovski që të përballet me këtë çështje shumë të rëndësishme për ardhmërinë e vendit tonë. Mickovski po tregon se nuk ka kapacitet për të ndërtuar strategji shtetërore që të jemi pjesë e BE-së. Maqedonia po mbetet nën ndikimin e shteteve tjera të cilat nuk kanë interes që vendi të integrohet në BE. Por jo vetëm kaq, ne po humbim shumë mjete të cilat vinë nga BE, dhe nuk po shfrytëzojmë rastin, kur BE ka hapur dyert për vendet anëtare si asnjëherë më pare.”, u shpreh lideri i LSDM-së, Venko Filipçe.
