Filipçe: VMRO dhe BDI janë marrë vesh për zgjedhje të parakohshme

Nga D V
553 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 26 gusht, Zhurnal.mk – Lideri i LSDM‑së, Venko Filipçe, deklaroi se ekziston një marrëveshje mes VMRO‑DPMNE dhe BDI, me të cilën përmes bllokimit të punës së Kuvendit do të krijohen kushte për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Filipçe tha se informacionet i kanë marrë gjatë ditëve të fundit dhe vlerësoi se një bllokadë institucionale e mundshme do të përdorej si alibi për zgjedhje:
“Ekziston marrëveshje mes grupit të organizuar kriminal të VMRO‑së dhe BDI‑së, që me ndërhyrje procedurale nga grupi parlamentar i BDI‑së të bllokohet puna e Kuvendit dhe kjo të çojë drejt zgjedhjeve të parakohshme”, u shpreh Filipçe.

Ai nuk dha detaje shtesë mbi bazën e këtyre pretendimeve, as për kohën kur sipas tij mund të fillojë bllokada.

Deklarata vjen në një periudhë kur tema e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare është rikthyer në qendër të debatit politik, së bashku me kushtet që do të duhej të plotësoheshin për shpalljen e tyre.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër