Fillon ndërtimi i Sallës Universale në Shkup, përfundimi në 2027

Nga R.ZH
A+ A-
Rivendos

Shkup, 8 prill, Zhurnal.mk – Ministria e Kulturës dhe Turizmit njofton se ka filluar rindërtimi i Sallës Universale, një nga simbolet më të njohura kulturore të Shkupit.

Sipas Ministrisë, procesi përzgjedhës për kontraktorin përfundimtar u përmbyll pas refuzimit nga Komisioni Shtetëror për Ankesa të ankesës së një operatori ekonomik, duke konfirmuar ofertën më të favorshme. Me këtë vendim u eliminua edhe pengesa e fundit ligjore për fillimin e punimeve.

Projekti realizohet sipas parimit “çelës në dorë” dhe pritet të përfundojë deri në dhjetor 2027. Rindërtimi i Sallës Universale është pjesë e përgatitjeve të Shkupit për marrjen e titullit Kryeqytet Europian i Kulturës 2028.

Me përfundimin e projektit, Salla Universale pritet të ofrojë hapësira moderne për shfaqje teatrore, koncerte, festivale dhe ngjarje të tjera kulturore, duke u bërë një institucion funksional dhe përfaqësues për kulturën maqedonase.

artikuj të ndërlidhura