Firmoset marrëveshja me BERZH, 22,5 milionë euro për nënstacionin elektrik nëntokësor në Tiranë

Nga D. V.
382 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 1 prill, Zhurnal.mk  – Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi vlerësoi sot marrëveshjen e nënshkruar mes OSHEE Group dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e ndërtimit të nënstacionit të ri në qendër të Tiranës.

Ministri theksoi se ky projekt energjetik 110/20 kV është unik në llojin e tij, pasi do të ndërtohet nëntokë, duke garantuar siguri dhe furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike për të ardhmen.

“Me një investim prej 22,5 milionë euro, projekti është në përputhje me Planin e Masave për Qytetin e Gjelbër të Tiranës (GCAP), në kuadër të programit “Green Cities” të BERZH-it”, shtoi Karkaçi.

Reforma në sektorin energjetik, sipas tij, po jep rezultate konkrete, duke rritur besimin e partnerëve ndërkombëtarë ndaj institucioneve tona publike, ku shembulli më i fundit është edhe kjo marrëveshje.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër