Forca strategjike rezervë e KFOR’it, ushtarët britanikë mbërrijnë në Kosovë

Nga Xh M
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 28 shtator Zhurnal.mk – Personeli, pajisjet dhe automjetet e Batalionit të Parë të regjimentit britanik “The Rifles” kanë mbërritur në Kosovë, në kuadër të një dislokimi të planifikuar dhe rutinë, si pjesë e Forcës Rezervë Strategjike të KFOR-it.

Lajmi është bërë i ditur nga Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, i cili ka sqaruar se trupat britanike do të qëndrojnë për rreth gjashtë javë dhe gjatë kësaj periudhe do të zhvillojnë një sërë aktivitetesh stërvitore.

Sipas KFOR-it, dislokimi është pjesë e kontributit afatgjatë të Mbretërisë së Bashkuar në misionin paqeruajtës të udhëhequr nga NATO në Kosovë.

“Dislokimi i këtij batalioni nga Mbretëria e Bashkuar nuk përfaqëson ndryshim të mandatit të KFOR-it dhe nuk është pjesë e procesit të nisur për optimizimin e qëndrimit të KFOR-it, për të siguruar që misioni ynë të mbetet i përshtatshëm për qëllimin e tij”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër