Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale “ mbi Emiratet e Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj detare dhe ajrore nga sulmet iraniane, njoftoi sot ministri i Jashtëm Jean-Noël Barrot.
Franca ka qindra personel të marinës, forcave ajrore dhe ushtrisë të vendosur në Emiratet e Bashkuara Arabe. Avionët e saj “Rafale” janë dislokuar në bazën” Al Dafra” pranë Abu Dabit.
“Avionët ‘Rafale’ dhe pilotët e tyre janë mobilizuar për të garantuar sigurinë e objekteve tona”, tha Barrot për televizionin BFMTV, në përgjigje të një pyetjeje mbi veprimet franceze në Emiratet gjatë fundjavës për të neutralizuar dronët iranianë.
“Ata kanë kryer operacione për të siguruar hapësirën ajrore mbi bazat tona”, shtoi ai
Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën të shtunën sulme kundër Iranit, duke vrarë liderin suprem iranian Ali Khamenei.
Irani është përgjigjur duke shënjestruar aleatët e SHBA-së në rajonin e Gjirit dhe duke kërcënuar në mënyrë të hapur se do të rrisë kostot e energjisë, gjë që mund të shkaktojë pasoja të rënda për ekonominë globale.
