Shkup, 20 Prill, Zhurnal.mk – Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut sot ka shprehur shpresën se rezultari i zgjedhjeve në Bullgari do të sjellë edhe zgidhje në ngërçin midis Sofies dhe Shkupit me të cilin është bllokuar rruga e vendit për në Bashkimin Evropian.
Ai sot e ka uruar ish-kryetarin bullgar Rumen Radev dhe partinë e tij ‘Bullgaria Përparimtare’ për fitoren e djeshme.
“Është normale që për ne si shtet është në dobi të kemi një qeveri të qëndrueshme politike në Sofje, që të mund të mbyllim çështjet që janë të hapura. E dini se kjo Qeveri që nga fillimi ka një zotim të qartë se rruga evropiane është pjesë e agjendës dhe prioritetit tonë. Por, sigurisht, dilemat për të cilat tashmë është e qartë se cilat janë, duhej t’i zgjidhnim së bashku me një qeveri politike në Bullgari”, citohet nga TV21 të ketë thënë sot Gashi në një takim me mediat vendore.
