Shtrenjëtohet shporta minimale

Nga D. V.
199 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 20 Prill, Zhurnal.mk – Vlera e shportës mimale në Maqedoni të Veriut gjatë katër muajve të këtij viti është rritur për 3,305.00 denarë, tha sot Lidhja e Sindikatave të vendit.

“Rritja e vlerës së Shportës Minimale Sindikale për katër muajt janar, shkurt, mars dhe prill 2026 është 3,305.00 denarë,” tha LSM në një komunikatë.

Sipas përllogaritjeve të LSM vlera e Shportës Minimale Sindikale për muajin prill 2026 është 68,797.00 denarë, krahasuar me vlerën e Shportës Minimale Sindikale për muajin mars 2026 që ishte 67,818.00 denarë, duke shënuar kështu një rritje nga muaji në muaj për me 979.00 denarë.

LSM ritheksoi se ajo dhe punëtorët kërkuan rritje të pagës minimale më 28 janar dhe 14 mars, por Qeveria dhe punëdhënësit nuk e pranuan kërkesën dhe e vendosen rritje të pagës minimale vetëm për 1,667 denarë, duke e bërë atë 26,046 denarë.

“Sot, vetëm pjesa e ushqimit dhe pijeve e Shportës Minimale të Sindikatës arrin në 26,085 denarë, ose një pagë minimale nuk mjafton për “bukë dhe ujë”, dhe nevojiten 2.6 paga minimale për të mbuluar shpenzimet themelore të jetesës,” tha LSM.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër