Gazetari Mentor Kikia thirrje për protestë në Tiranë: Gjuha shqipe nuk negociohet

Nga Xh M
293 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 25 maj Zhurnal.mk – Gazetari Mentor Kikia ka shpërndarë një thirrje publike të studentëve shqiptarë për organizimin e një marshimi paqësor në Tiranë, në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët po kërkojnë të drejtën për t’i zhvilluar provimet universitare në gjuhën shqipe.

Përmes një postimi publik, Kikia bëri të ditur se iniciativa është organizuar nga studentë shqiptarë dhe se protesta do të mbahet nesër, më 26 maj, në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, duke filluar nga ora 17:00.

Në reagimin e shpërndarë nga gazetari, theksohet se “Gjuha Shqipe nuk negociohet”, ndërsa studentët shprehen kundër asaj që e cilësojnë si diskriminim ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Ata përmendin edhe incidentin e ndodhur më 18 maj, kur studentë nga Tirana që udhëtuan drejt Shkupit për t’iu bashkuar protestës studentore, pretendojnë se u ndaluan në kufi dhe u penguan të merrnin pjesë në marshim.

“Studentët janë një, në Shqipëri, Kosovë dhe RMV”, thuhet në thirrjen e tyre, ku kërkohet pjesëmarrje masive në marshimin paqësor në mbështetje të të drejtave të studentëve shqiptarë në Shkup.

Sipas organizatorëve, protesta synon të dërgojë mesazhin se përdorimi i gjuhës shqipe dhe të drejtat themelore të njeriut nuk mund të vihen në diskutim.

https://www.facebook.com/share/p/1BgkyJbE8p/

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër