Gjendet e vdekur në banesë një studente 20-vjeçare nga Turqia

Nga Xh M
872 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shtip, 7 maj Zhurnal.mk – Trupi i pajetë i një studenteje të re nga Turqia është gjetur në një banesë me qira në Shtip, në rrugën “Vasil Glavinov”.

​Sipas informacioneve, rasti është denoncuar pasi kolegët e saj kishin tentuar pa sukses për disa ditë me radhë të vendosnin kontakt me të, pas së cilës kanë njoftuar shërbimet kompetente.

​Në vendngjarje sot kanë qenë të pranishëm ekipet e SPB Shtip, Ndihma e Shpejtë Mjekësore dhe Njësia Territoriale Kundër Zjarrit në Shtip, të cilët kanë kryer këqyrjen e banesës.

​Informatën e kanë konfirmuar edhe nga MPB:

​„Sot (07.05.2026) në ora 14:48 në SPB Shtip është denoncuar se në një banesë në Shtip është gjetur një person i gjinisë femërore e pajetë. Zyrtarët policorë kanë dalë në vendngjarje dhe është konstatuar se bëhet fjalë për U.E.(20), shtetase e Republikës së Turqisë. Ekspertizën po e kryen ekipi i SPB Shtip dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit“.

​Trupi i të ndjerës është dorëzuar për obduksion, pas së cilës pritet të përcaktohen shkaqet e sakta të vdekjes.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër