Gjendet trupi i Aleksandar Neshoviq – Bajës

Nga Xh M
473 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Beograd, 15 maj Zhurnal.mk – Trupi i Aleksandar Neshoviq – Baja, për zhdukjen e të cilit ishte arrestuar shefi i policisë së Beogradit, Veselin Milić, është gjetur pranë autostradës te Shimanovci, raporton “Danas”, duke iu referuar disa burimeve policore.

Sipas informacioneve jozyrtare, Neshoviq kishte vrarë me armë zjarri Saša Vuković, i njohur si Boske, në një restorant në Senjak. Boske thuhet se ishte në shoqëri me Miliqin.

Burimet thonë se Miliqi e kishte thirrur Neshoviqin për të ndërmjetësuar dhe për t’i pajtuar atë dhe Vukoviqin, pasi më herët kishin hyrë në konflikt.

Menjëherë pas mbërritjes së Neshoviqit, ka shpërthyer një debat, pas të cilit Vukoviq ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar disa herë ndaj tij. Neshoviq, sipas informacioneve, ka vdekur në vendngjarje.

Sipas të njëjtave burime policore, dy nga tre policët e sigurimit të Veselin Miliqit, së bashku me Vukoviqin, e kanë nxjerrë trupin nga restoranti dhe e kanë lënë pranë autostradës te Shimanovci, ku më pas është djegur.

Ndërkohë, Miliqi dhe një polic tjetër dyshohet se kanë mbetur në restorant për të zhdukur gjurmët dhe incizimet nga kamerat e sigurisë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër