Inflacioni 3,7%, PBB 3,8% në 3 muajët e parë të vitit, thotë Banka Kombëtare

Nga D. V.
619 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 05 Maj, Zhurnal.mk – Inflacioni periudhën Janar-Mars të këtij viti ishte 3,7% në Maqedoni të Veriut, ndëra Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) ishte 3,8%, thonë të dhënat nga Banka Kombëtare e Vendit.
« Sa i përket zhvillimeve aktuale në ekonomi, në tremujorin e parë të vitit 2026, norma mesatare vjetore e inflacionit u ngadalësua në 3.7% (nga 4.2% në tremujorin e mëparshëm),” tha banka në një komunikatë pas takimit të sotëm të Bordit Ekzekutiv.

« Në tremujorin e katërt të vitit 2025, ekonomia vendase ruajti një normë reale vjetore rritjeje prej 3.8% pavarësisht mjedisit të jashtëm të pasigurt dhe të paqëndrueshëm,” tha më tutje banka për PBB-në.
Në këtë takim, Bordi Ekzekutiv i bankës vendosi ta mbajë normën bazë të interesit në 4% .

“Vendimi për politikën monetare u mor në kushte të një paparashikueshmërie globale jashtëzakonisht të rritur dhe nevojës për informacion shtesë për një kuptim më të plotë të efekteve në ekonominë e brendshme, » tha banka në komunikatë.

Banka tha se nëse inflacioni mbetet në një nivel më të lartë dhe ndikon në pritjet inflacioniste, dhe kërkesa në tregun valutor vazhdon të rritet në periudhën e ardhshme, ajo do të « reagojë duke rritur normën e interesit. »
Sipas bankës në fund të marsit 2026, niveli i rezervave valutore arriti në 5,249.4 milionë euro dhe është më i lartë se në fund të vitit 2025, gjë që « pasqyron huamarrjen e shtetit në tregun ndërkombëtar./Zhurnal.mk

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër