Goditet me gur nga motra teksa luanin në shtëpi, shuhet te Trauma 4-vjeçari

Nga Xh M
570 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 27 prill Zhurnal.mk – Një lajm i dhimbshëm ka tronditur pasditen e sotme opinionin publik. Një fëmijë vetëm 4 vjeç ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë, pas tre ditësh lufte me vdekjen, si pasojë e një aksidenti tragjik brenda mureve të shtëpisë.

Gjithçka ka nisur tre ditë më parë në qytetin e Pogradecit, ku i mituri po luante me motrën e tij, gjithashtu e mitur. Gjatë lojës, në rrethana krejtësisht aksidentale, motra e ka goditur vogëlushin me një gur në kokë. Fillimisht familjarët e kanë dërguar me urgjencë në spitalin e Pogradecit, por duke parë gjendjen kritike dhe dëmtimet e rënda, mjekët vendosën dërgimin e tij të menjëhershëm drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Pavarësisht përpjekjeve mjekësore te Trauma, plaga në kokë ka qenë fatale për 4-vjeçarin, i cili nuk ka mundur të mbijetojë, duke u shuar sot pas tri ditësh në gjendje të rëndë.

Policia e Pogradecit ka bërë referimin e materialeve në Prokurori për veprime të mëtejshme që nga dita kur fëmija u paraqit në spital, ndërsa kjo ngjarje mbetet një dramë e rëndë për familjen, ku një lojë fëmijësh u kthye në një tragjedi të pariparueshme.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër