Goditi një këmbësore në Shkup dhe u largua nga vendi i ngjarjes, policia arreston 19 vjeçarin

Nga Xh M
755 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 6 gusht Zhurnal.mk – Më 06.08.2026, zyrtarët policorë nga sektorin për punë të Brendshme Shkup e kanë privuar nga liria N.N. (19) nga Shkupi, pasi një ditë më parë (05.08.2026), rreth orës 21:20, në kryqëzimin e rrugëve “Boris Sarafov” dhe “Krsto Rakovski” në Shkup, me një veturë të tipit “Fiat Punto”, ka goditur këmbësoren A.S.K. (48) nga Shkupi dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë e aksidentit, A.S.K. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” në Shkup.

Në vendin e ngjarjes është kryer ekspertizë nga ekipi i SPB Shkup, ndërsa menjëherë janë ndërmarrë masa për identifikimin dhe gjetjen e shoferit dhe automjetit.

Me urdhër të prokurorit publik, N.N. është ndaluar në stacion policor, automjeti është sekuestruar dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër