U nisën drejt Gjermanisë pas pushimeve në vendlindje, tre mërgimtarë humbin jetën në aksident

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Berlin, 6 gusht Zhurnal.mk – Tre persona nga Kosova kanë humbur jetën tragjikisht në një aksident trafiku të ndodhur në Gjermani, teksa po ktheheshin nga Kosova drejt vendit ku jetonin.

Lajmi është bërë i ditur nga një bashkëvendës i viktimave përmes një njoftimi të publikuar në Facebook.

Sipas njoftimit, viktimat janë T.A, G.A dhe L.A nga Komogllava e Ferizajt.

“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se ka ndodhur një aksident me pasoja tragjike, në Gjermani, duke u kthyer nga Kosova vëllezërit tanë. Ngushëllime familjarëve, lagjës sime, Nuhaj të Komogllaves si dhe të gjithë atyre që po e përjetojnë këtë tragjedi të mërgimtarëve tanë. Zoti i shpërbleftë me Parajsë”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Deri më tani, autoritetet gjermane nuk kanë publikuar detaje zyrtare lidhur me rrethanat e aksidentit fatal.

artikuj të ndërlidhura