Gonxhja: Bibliotekë e re në Cërrik për rreth 3 mijë të rinj të zonës

Nga D. V.
414 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 15 maj Zhurnal.mk – Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, i shoqëruar edhe nga ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla kanë inauguruar një ditë më parë bibliotekën e re të Cërrikut “Biblioteka në qytetin tim”.

Gonxhja thekson se ky investim i jep më shumë hapësirë dijes, kulturës dhe zhvillimit të të rinjve.
Ministri ka nënvizuar se përmes mbështetjes së Agjencisë Kombëtare të Rinisë (AKR) dhe bashkëpunimit me Bashkinë Cërrik, kjo bibliotekë moderne do t’u shërbejë rreth 3145 të rinjve të zonës, si edhe gjithë komunitetit.
Gjithashtu, ministri Gonxhja theksoi se përtej një hapësire leximi, kjo qendër do të ofrojë klub leximi, fond të digjitalizuar, akses në shtypin e përditshëm dhe aktivitete social-kulturore, duke krijuar më shumë mundësi për përfshirje, edukim dhe zhvillim për të rinjtë e Cërrikut.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër