Mot me reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal

Nga D. V.
299 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 15 maj Zhurnal.mk – Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e premte ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira të pakta deri mesatare.

Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit, fillimisht përgjatë vijës bregdetare dhe Ultësirës Perëndimore deri në orët e mëngjesit, në orët e mesditës deri pasdite reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal përgjatë relieveve malore të vendit.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut  me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era me shpejtësi deri në 14 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 14/24 Re shi diell
Kukës 10/22 Re shi diell
Lezhë 13/23 Re shi diell
Dibër 7/22 Re shi diell
Durrës 12/25 Re shi diell
Tiranë 14/26 Re shi diell
Elbasan 12/27 Re shi diell
Berat 13/27 Diell re shi
Vlorë 14/26 Diell re shi
Korçë 9/22 Diell re shi
Gjirokastër 13/27 Diell re shi
Sarandë 14/26 Diell re shi

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër