Shkup, 17 maj Zhurnal.mk – Greqia, Italia, Qipro dhe Malta i kanë bërë thirrje Bashkimit Evropian që të përgatitet me kohë për një valë të mundshme të re migracioni për shkak të paqëndrueshmërisë në Lindjen e Mesme. Katër shtetet mesdhetare paralajmërojnë se nevojitet një përgjigje e koordinuar për të shmangur përsëritjen e krizës migratore të vitit 2015.
Në qëndrimin e përbashkët kërkohet forcimi i mbrojtjes së kufijve të jashtëm të BE-së, zbatimi më i shpejtë i Paktit Evropian për Migracion dhe Azil, mbështetje për popullsinë e prekur nga konfliktet, si dhe bashkëpunim më i fortë me vendet e origjinës dhe tranzitit.
Shtetet mesdhetare paralajmërojnë gjithashtu se migracioni mund të përdoret si presion politik ose kërcënim hibrid në kushtet e tensioneve në rritje në rajon.
Ministri i Brendshëm italian Matteo Piantedosi më 17 qershor 2026 do të presë në Romë një takim të ri për masat e përbashkëta dhe gatishmërinë ndaj krizave të mundshme migratore.
Zhvillimet po ndiqen me kujdes edhe në Maqedonia e Veriut, e cila edhe në të kaluarën ka qenë pjesë e të ashtuquajturës rrugë ballkanike të migracionit. Autoritetet në vend deri tani nuk kanë paralajmëruar masa shtesë, por institucionet e sigurisë po monitorojnë situatën për shkak të mundësisë së rritjes së tranzitit të migrantëve në rajon.
