Gropat në autostradën Shkup-Kumanovë rrezikojnë jetën e qytetarëve

Nga Xh M
584 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kumanovë, 26 prill Zhurnal.mk – “Ky aks rrugor, drejt Kumanovës përdoret çdo ditë nga qindra qytetarë, por gropat e shumta po e bëjnë udhëtimin e tyre më të vështirë dhe më të pasigurtë”.

Autostrada drejt Kumanovës është një nga rrugët më të frekuentuara në vend. Por në vend të një udhëtimi të sigurt dhe të qetë, shoferët çdo ditë përballen me gropa të shumta që jo vetëm dëmtojnë automjetet, por rrezikojnë edhe sigurinë në komunikacion. Gjithashtu, kjo autostradë po i detyron shoferët të shmangin gropat më shumë sesa të përqendrohen te vozitja.

“Po rrallë, gjithmonë, po varet tani edhe si vozit shoferi, nëse çon ngadalë, ngadalë, nuk mundet me ndodhë nëse çon sikur se çojnë do, ajo katastrofë është.”

“Po kalojmë varet, po sigurisht ky është një problem shumë i madh, Sigurisht që po normal, po duhet ndërmarrë hapa, normal për me rregullu se shkakton incidente, shpejtësinë duhet me kontrollu .”

Sipas qytetarëve, kjo situatë po ndikon negativisht te shoferët, sepse mund të rrezikojë dhe jetën e tyre.

“Po një herë, dy herë, ma tepër varet se tash taksistët shikojnë llogarinë e vetë, del ndonjë lëverdi edhe rrugët janë të dëmtuara, po si jo, punon dy muj patjeter me të ardhë ndonjë defekt, sigurisht shumë, edhe të udhëtarëve, edhe të shoferëve, por rrugët duhet të jenë me standarte të mira.”

“Bon vaki katër herë, shkoj vi, shkoj vi shumë, shumë e rrezikon, plas guma, shkon prapton i myt njerëzit çka duhet me marrë masa, tash e kam regjistruar veturën 300 euro m’i morën, e ku janë ato pare.”

Qytetarët, vazhdojnë të shprehin shqetësim për dëmtimin e autostradës, duke thënë se kjo gjendje po u shkakton defekte të shpeshta automjeteve dhe po rrezikon sigurinë e pjesëmarrësve në komunikacion.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër