Haradinaj: Kosova të marrë mbështetje për Këshillin e Evropës dhe statusin e kandidatit në BE

Nga Xh M
724 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 9 maj Zhurnal.mk – Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar Ditën e Evropës, duke ritheksuar se rruga euro-atlantike mbetet orientimi i vetëm strategjik i Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka theksuar nevojën që Bashkimi Evropian t’i hapë rrugë njohjes së Kosovës nga pesë shtetet anëtare që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e saj.

Ai po ashtu ka kërkuar mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe avancimin drejt marrjes së statusit të kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Rruga jonë euro-atlantike është e vetmja rrugë dhe ne mbetemi besnikë të këtij vizioni, gjithmonë në mbrojtje të interesave të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj ndër të tjera.

Në fund të mesazhit të tij, ai ka uruar qytetarët me rastin e Ditës së Evropës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër