Vetëvendosje e nominon Kurtin kandidat për kryeministër

Nga Xh M
632 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 9 maj Zhurnal.mk – Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosja e ka nominuar Albin Kurtin si kandidat për kryeministër për zgjedhjet e 7 qershorit.

Nominimi i Kurtit mori mbështetjen e të gjithë anëtarëve gjatë mbledhjes të së shtunës.

Kryetarja e Forumit të Gruas në këtë parti, Albulena Haxhiu, pati lëvdata për bashkëpartiakun teksa e dha e propozimin.

“E propozoj se e njoh nga afër. E them me bindje me plotë, ai nuk e ka kuptuar pozitën e kryeministrit as si rehati e as si privilegj. Për të, pozita ka qenë për t’i ndihmuar qytetarëve. Për Albin Kurtin, shteti matet aty ku prek jetën e qytetarit. Përtej qeverisjes më të suksesshme, me te shteti nuk është strehë për të fortët e as strehë për plaçkë. Është i pashantazueshëm në politikë”, ka thënë ndër të tjera Haxhiu.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër