Haxhiu dekoroi Komitetin Norvegjez të Helsinkit me Medaljen Presidenciale të Meritave

Nga D V
764 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 1 shtator, Zhurnal.mk – Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dekoruar Komitetin Norvegjez të Helsinkit me Medaljen Presidenciale të Meritave, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij të çmuar për Kosovën.

Me këtë rast, U.D. Presidentja Haxhiu priti në takim Sekretaren e Përgjithshme të Komitetit Norvegjez të Helsinkit, Berit Nising Lindeman, dhe Zëvendëssekretarin e Përgjithshëm, Gunnar M. Ekelove-Slydal.

“Në periudhën kur shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut në Kosovë mbeteshin larg vëmendjes ndërkombëtare, Komiteti Norvegjez i Helsinkit ishte ndër organizatat e para perëndimore që i dokumentoi dhe i bëri të njohura ato ndërkombëtarisht, duke ndihmuar që Kosova të bëhej pjesë e agjendës së institucioneve dhe mekanizmave ndërkombëtarë për të drejtat e njeriut”, tha U.D. Presidentja Haxhiu.

Ajo vlerësoi edhe mbështetjen që Komiteti u dha organizatave vendore për të drejtat e njeriut dhe rolin e tij në përcjelljen e informatave të besueshme për gjendjen në Kosovë te institucionet ndërkombëtare.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër