Haxhiu priti në takim Auditoren e Përgjithshme të Suedisë, diskutojnë për vazhdimin e bashkëpunimit

Nga D. V.
582 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 09 qershor, Zhurnal.mk – Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Auditoren e Përgjithshme të Suedisë, Christina Gellerbrant Hagberg, e shoqëruar nga delegacioni i Zyrës Kombëtare të Auditimit të Suedisë.

Në takim u vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Suedisë, si dhe mbështetja e vazhdueshme suedeze për forcimin e institucioneve të Republikës së Kosovës.

Haxhiu theksoi rëndësinë e auditimit të pavarur për transparencën, llogaridhënien dhe menaxhimin e përgjegjshëm të parasë publike. Ajo vlerësoi punën e Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës dhe rolin e saj në forcimin e besimit të qytetarëve në institucionet publike.

Në veçanti, Haxhiu shprehu mirënjohje për mbështetjen që Zyra Kombëtare e Auditimit e Suedisë i ka dhënë ZKA-së ndër vite, duke kontribuar në ngritjen e kapaciteteve profesionale, zhvillimin institucional dhe avancimin e praktikave të auditimit në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Në takim u nënvizua rëndësia e vazhdimit të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve të auditimit, me fokus në forcimin e kapaciteteve profesionale, shkëmbimin e përvojave dhe zbatimin e standardeve ndërkombëtare të auditimit.

U.D. Presidentja Haxhiu rikonfirmoi përkushtimin e Kosovës për qeverisje të mirë, transparencë, integritet institucional dhe llogaridhënie publike.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër