Shkup, 4 shtator, Zhurnal.mk – Helikopterët e armatës dhe policisë, si dhe “aeroplanët e zjarrfikësve“ të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, këtë mëngjes po u japin mbështetje ajrore zjarrfikësve të Shkupit dhe ekipeve kundër zjarrit me “pincgauer” të DMSH-së, të cilët së bashku po veprojnë ndaj zjarrit të madh pranë fshatit Graçan, i cili është aktiv si nga ana e Maqedonisë së Veriut, ashtu edhe nga ana e Kosovës.
Drejtuesi i Shtabit të Përgjithshëm të Krizave, Stojançe Angelov, publikoi një video ku helikopteri i armatës mbush ujë nga derdhja e lumit Lepenc në Vardar dhe shprehu mirënjohje për pilotët trima që marrin pjesë në shuarjen e zjarrit.
“Mirënjohje veçanërisht e madhe për personelin e aviacionit dhe teknik, pa mbështetjen e të cilit në terren do të ishte e pamundur veprimi i helikopterëve dhe ‘er traktorëve’, shkroi Angelov.
Më herët, QMK njoftoi se gjithsej 31 zjarre në hapësira të hapura, përfshirë edhe zjarrin në fshatin Graçan, janë regjistruar këtë mëngjes deri në orën 7:30, prej të cilëve një zjarr është aktiv, tre janë nën kontroll, ndërsa 27 zjarre janë shuar.
