Shkup, 6 mars – Në Strugë, nga afër përcolla realizimin e tre projekteve të rëndësishme për qytetin.
Në terren po realizohet ndërtimi i rrjetit modern të ujësjellësit, investim prej 90 milionë denarësh, me zëvendësimin e gypave të vjetër prej azbesti me materiale të sigurta dhe bashkëkohore. Kjo garanton furnizim më stabil, më pak humbje dhe ujë të pastër.

Vizita vazhdoi me nisjen e ndërtimit të rrugës me shteg për këmbësorë, një hap i rëndësishëm për lëvizje më të sigurt dhe hapësira publike më funksionale.
Po ashtu, punimet për sistemin kolektor Radozhdë–Kalishtë po vazhdojnë sipas dinamikës së paraparë, si investim kyç për mbrojtjen e Liqenit të Ohrit dhe zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit.
Struga meriton infrastrukturë moderne, mjedis të mbrojtur dhe cilësi më të lartë jetese, dhe kjo është ajo që po realizojmë.
