Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar deklaroi fajtor ish-efektivin e policisë, Genjtan Hoxhalli, për kryejen e veprës “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Vendimi u mor sot nga turpi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Irena Gjoka, Engjëllushe Tahiri dhe Besmir Stroka.
Ish-efektivi u dënua me 3 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar u dënua me 2 vite burgimi. Në përfundim të gjykimit, GJKKO pezulloi ekzekutimin e dënimit me burg dhe e konvertoi me shërbim prove për 4 vite, me kusht që gjatë kohës së provës të mbajë kontakte të rregullta me Shërbimin e Provës dhe të mos kryejë vepër tjetër penale.
Gjithashtu ish-efektivit i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike, për një periudhë prej 5 (pesë) vitesh.
GJKKO urdhëroi lirimin e tij të menjëhershëm në rast se nuk mbahet i ndaluar, i arrestuar apo i dënuar për një vepër tjetër penale.
Hoxhalli u arrestua nga AMP pasi i ka kërkoi një qytetari 60 mijë lekë për të mos i vendosur gjobë dhe për të mos i bllokuar automjetin.
