Kryetarja Siljanovska-Davkova bisdon me homologun rumun për thellim të bashkëpunit

Nga D. V.
A+ A-
Rivendos

Shkup/Jerevan, 05 Maj, Zhurnal.mk – Kryetarja Gordana Siljanovska-Davkova ka biseduar me Nikusor Dan të Rumanisë për bashkëpunimin e ardhshëm politik e ekonomik midis të dy vendeve.

“Të dy besojnë se marrëdhëniet e mira politike duhet të shoqërohen me një bashkëpunim ekonomik më të gjerë dhe më dinamik. Në takim u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në fushat e kulturës, arsimit dhe shkencës,” tha zyrja e Siljanovska-Davkova për takimin e mbajtur në margjinat e Samitit të 8-të të Bashkësisë Politike Evropiane në Jerevan të Armenisë.

Siljanovska-Davkova shprehu gatishmëri për mbështetje të mëtejshme të ndërsjellë në kuadër të organizatave ndërkombëtare.

Ajo i bëri një ftesë Presidentit Dan për një vizitë zyrtare në vend. / Zhurnal.mk

artikuj të ndërlidhura