Surpriza më e madhe e këtij riorganizimi është largimi i Belinda Ballukut nga postet e saj si Zëvendëskryeministre dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Albana Koçiu merr tashmë detyrën e rëndësishme si Zëvendëskryeministre, duke u bërë krahu i djathtë i Ramës.
Ndërkohë, vendin e Ballukut te Infrastruktura dhe Energjia (dikasteri që po përballet me kritika të ashpra për gjendjen e rrugëve) e zë Enea Karakaçi.
Lista e Plotë e Ndryshimeve në Qeveri:
Ndryshimet nuk ndalen këtu, pasi Rama ka lëvizur gurët në pothuajse çdo ministri strategjike:
Zëvendëskryeministre: Albana Koçiu, largohet Belinda Balluku
Ministër i Brendshëm: Besfort Lamallari, zëvendëson Albana Koçiun
Ministër i Infrastrukturës & Energjisë: Enea Karakaçi, zëvendëson Belinda Balluku
Ministër i Drejtësisë: Toni Gogu, ikën Besfort Lamallari
Ministër i Jashtëm: Ferit Hoxha, ikën Elisa Spiropali
Ministër i Mbrojtjes: Ermal Nufi, ikën Pirro Vengu
Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin: Eriona Ismaili, ikën Toni Gogu
Ky riformatim vjen në një kohë tensionesh, ku dështimet në infrastrukturë (sidomos aksi Librazhd-Korçë) dhe nevoja për një imazh të ri përpara zgjedhjeve duket se kanë detyruar kryeministrin të sakrifikojë “besnikët” e vjetër. Largimi i Ballukut dhe Spiropalit shënon fundin e një epoke brenda kabinetit “Rama 3”.
Lajmi është ende në përditësim dhe pritet që dekretet t’i kalojnë Presidentit për firmë zyrtare.
Ikën Balluku, Albana Koçiu emërohet Zv.kryeministre
430
Artikulli i mëparshëm
