Begaj të shtunën në Tetovë, ja rrugët që do të bllokohen

Nga Xh M
570 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 26 shkurt – Komuna e Tetovës informon se të shtunën, më 28 shkurt, me rastin e vizitës zyrtare të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, në qytet do të ketë masa të përkohshme sigurie dhe ndalim parkimi në disa rrugë.

Komuna e Tetovës rekomandon që automjetet të mos parkohen në bulevardet dhe rrugët në vijim:

Bulevardi “Marshall Tito” nga fillimi deri te rrethrrotullimi te tregu, në kryqëzim me bulevardin “Blagoja Toska”

Bulevardi “Blagoja Toska” nga rrethrrotullimi me bulevardin “Marshall Tito” deri te ndërtesa e Komunës së Tetovës

Rruga “JNA” (“Dervish Cara”) në tërësi, deri te semaforët

Rruga “Ilindenska” nga Gjykata Themelore deri te Universiteti i Evropës Juglindore

Rruga “Kiro Ristoski-Drnc” deri te Arabati Baba Teqe

Rruga VonVardarska

Rruga “172”

Automjetet e parkuara në kundërshtim me njoftimin do të largohen nga shërbimet kompetente, bëjnë të ditur nga Komuna e Tetovës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër