Incidente në Milano midis protestuesve dhe policisë pranë Fshatit Olimpik, 5 të arrestuar

Nga B.M
576 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Trazirat janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtunë në Fshatin Olimpik në Milano. Rreth 5,000 persona demonstruan kundër Lojërave Olimpike Dimërore Milano-Kortina.

Demonstrata u organizua në shenjë proteste kundër shpyllëzimit të regjistruar në Cortina d’Ampezzo, për të ndërtuar infrastrukturën olimpike, si dhe në shenjë proteste kundër përjashtimit të atletëve transgjinorë nga Lojërat.

Shumica e pjesëmarrësve në marshim demonstruan në mënyrë paqësore. Pak para përfundimit të tij, njerëz me fytyra të mbuluara filluan të hidhnin fishekzjarre dhe bomba tymi drejt policisë, e cila u përgjigj me topa uji dhe gaz lotsjellës.

Pesë protestues janë arrestuar deri më tani dhe janë dërguar në selinë e policisë pas përleshjeve në zonën e Corvetos. Pasi policia italiane u kundërpërgjigj, protestuesit u tërhoqën.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër